Rufi Osmani nuk koalicionon me opozitën maqedonase

Rufi Osmani dhe partia e tij Rilindja Demokratike Kombëtare nuk do të bëhen pjesë e bllokut të gjerë opozitar që është duke e bërë Branko Cërvenkovski, as më pak, të hyjë në koalicionin të cilin e përbëjnë VMRO-PP-ja, PLD, Dinjiteti dhe Të Bashkuar për Maqedoninë.

Osmani mbrëmë në emisionin për Alsat M e refuzoi ofertën e drejtpërdrejt të Lubço Georgievskin që të bëhet pjesë e çfarëdo koalicioni me opozitën maqedonase. Osmani thekson se pengesa pse nuk mund të jetë pjesë e këtij koalicioni është Branko Cërvenkovski. 

Lideri i LSDM-së dje i filloi bisedimet për koalicionim me PLD-në e Zhernovskit, ndërsa në periudhën e ardhshme do të ketë takime edhe me Dinjitetin e Angelov dhe me TM dhe me partinë e Georgievskit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button