Maqedoni, rriten çmimet e karburanteve

Çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve nga nesër do të rritet për dy denarë.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë të miratuar sot, çmimi e Eurosuper BS- 98 do të rritet për dy denarë në litër dhe do të arrijë në 73.50 denarë. Çmimi i Eurodizel do të rritet për 1 denarë dhe do të jetë 63 denarë në litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të Eurosuper BS-95 dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të rritet për 1.5 denarë de do të përfshijë 71.50, gjegjësisht 52 denarë, transmeton Portalb.mk.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në 14 ditët e kaluara përfshinte 75.134 dollarë për fuçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button