Gruevski: Edhe vetura e Komunës së Novacit është furnizuar njësoj si mercedesi

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në seancën e sotme të rastit “Tank” kërkoi nga gjykata t’i pranojë edhe dokumentet për furnizimin e veturës zyrtare të Komunës së Novacit, transmeton Portalb.mk.

Sipas Gruevskit, edhe kjo veturë është furnizuar në të njëjtën mënyrë si mercedesi, por dallimi është se për atë nuk ka gjykim.

“Dua të theksoj se nuk kemi qëllim ta shtyjmë seancën. Kërkojmë ta lejoni dëshminë për furnizimin e veturës nga ana e Komunës së Novacit është me qëllim të njëjtë, gjegjësisht të dëshmohet se nuk ka pasur kompani të favorizuar”, tha Gruevski.

Në pyetjen se a është njoftuar gjykatësja Dobrilla Kacarska nga komuna për këtë dëshmi, avokatja theksoi se nuk e ka marrë zyrtarisht.

Prokurori Stevçe Donev theksoi se dëshmia nuk është marrë në mënyrë ligjore dhe kërkoi e njëjta të mos nxirret.

Ndërkaq sot në fillim të seancës Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar dëshmi të reja për rastin “Tank”për të cilat duhet të deklarohet gjykata në seancën e sotme. Mbrojtja e të akuzuarve përsëri është kundër që të shqyrtohen dëshmitë e dorëzuara.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button