Durllovski ka qenë i angazhuar për operën “Turandot” derisa ka qenë në burg shtëpiak

Tenori Igor Durllovski, i cili është njëri nga të dyshuarit për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit për sulmin e organizuar në Kuvend më 27 të vitit të kaluar, më 19 maj do të këndojë në Netët Operave të Majit në Operën dhe Baletin e Maqedonisë, në “Turandot”, angazhim për të cilin është marrë vesh derisa ka qenë në burg shtëpiak, njofton Portalb.mk.

Durllovski ishte njëri prej tre personave që që e ka organizuar turmën për t’u futur në Kuvend si dhe udhëheqës i protestave “Ilindeni i Katërt – për Maqedoni të përbashkët”, bashkë me Bogdan Ilievskin dhe Boris Damovskin dhe ishte i pranishëm në Kuvend për gjatë kohës së dhunës që ka ndodhur më 27 prill.

U.d. drejtori Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Qazim Asotiq, ka thënë se kur ka ardhur në funksion më 1 shkurt, programi për përvjetorin e 46-të të Netëve të Operave të Majit është dorëzuar deri te drejtorja artistike e Operës, Biseda Çadllovska dhe për më shumë informata tha se ajo ka.

Dirigjentja Çadllovska, pasi që e ka dëgjuar pyetjen e redaksisë së SDK.mk-së në lidhje me atë se si është sjellë vendimi për Durllovskin të këndojë në “Turandot”, i ka pyetur gazetarët: “A është kjo aq e rëndësishme saqë nuk keni mundur që të prisni të bëhet e hënë dhe të më thirrni?”.

Më tej ajo ka thënë: “Pse të mos këndojë Igori, ai është i punësuar si solist”. Pasi që gazetarët i kanë thënë se nuk thotë askush që të mos këndojë, por të paktën kërkojmë përgjigje zyrtare nga institucioni nacional se si është sjellë vendimi, për atë tha: Përgjigja ime është se nuk kam koment për këtë pyetje, transmeton Portalb.mk.

Durllovski në profilin e tij në Facebook, para disa ditëve trgoi se pas një kohe të gjatë do të kthehet në skenë dhe do ta këndojë rolin e Timur-it në operën “Turandot”.

Durllovski që nga 28 nëntori i vitit 2017, deri më 26 janar ishte në paraburgim në Burgun e Shutkës. Prej më 26 janar deri më 26 mars ka qenë në paraburgim shtëpiak, ndërkaq prej atëherë i është shqiptuar masa e kujdesit që nënkupton që i akuzuari obligativisht duhet që të paraqitet te personi zyrtar në gjykatë, njëkohësisht i është marrë pasaporta.

Pra sipas kësaj, nëse programi për Netët e Operave të Majit ka qenë gati që në shkurt, atëherë Durllovski e ka marrë angazhimin që në kohën kur ka qenë në paraburgim, masë e cila nënkupton ndalesë për largim nga shtëpia.

Ndryshe, Igor dhe bashkëshortja e tij, sopranoja Ana Durllovska, më shumë se 10 vite kanë jetuar në Gjermani, ndërkaq në vitin 2015 kanë vendosur që të kthehen në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button