Reali kërkon marrëveshje me Drogban

Real Madridi është duke tentuar të arrijë një marrëveshje personale, me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogban.

Shanghai Shenhua në mënyrë zyrtare ka thënë se gjatë kësaj jave do të tentoj që të transferojë sulmuesin e Chelseat.

Sidoqoftë, The Daily Mail shkruan se Reali është duke shpresuar të arrijë një marrëveshje personale me lojtarin, rroga javore e të cilit është 150.000 funte në javë, dhe kjo gjë shihet si një shifër shumë e lartë nga drejtuesit madrilen, të cilët kërkojnë kërkesë më të vogël nga lojtari. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button