Trump do të bëhet monedhë

Izraeli dy ditë pas fitores së madhe në Eurovision të këngëtares Netta Barzilai, do të festojë 70-vjetorin e Pavarësisë.

Me këtë rast, fytyra e Donald Trump do të nisë të stampohet në monedhën izraelite. Krahas Trumpit në monedhë do të jetë edhe mbreti biblik Cyrus, i cili lejoi hebrenjtë të ktheheshin në Jeruzalem para 2.500 vjetësh, transmeton Gazeta Blic.

Mediat bëjnë me dije se monedha, që nuk do përdoret për të blerë, por do të jetë në shenjë mirënjohjeje për vendimin e Trump për të lëvizur ambasadën amerikane në Jeruzalem.

 Mësohet se organizata jofitimprurëse “Qendra Arsimore e Mikdashi” ka krijuar 1 mijë monedha të tilla.

Version standard, i bërë nga kallaji me plumb dhe i kromuar me argjend, do shitet për 36 paund. Ekziston një sasi e kufizuar monedhash ari, që do shiten për 52 paund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button