Fara, fidanë dhe 132 kg kanabis në Vlorë, 3 të arrestuar

Policia e Vlorës ka goditur dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike.

Blutë e Vlorës njoftojnë se kanë vënë në pranga 3 persona, ndërsa kanë shpallur në kërkim një të katërt.

Bëhet fjalë për Abedin dhe Lejli Jonuzi, të banuese në Oshtimë, të cilëve u janë gjetur në shtëpi 2800 fara bime narkotike Cannabis Sativa, 167 fidanë-bime narkotike Cannabis Sativa, 169 bimë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe Xh.J., i cili ka lidhje me drogën e kapur.

Në një tjetër operacion, policia e Vlorës ka arrestuar edhe Artur Aliaj, pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Për arrestimet e mësipërme, policia e Vlorës sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Kultivimi bimëve narkotike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button