Ambasadori amerikan shton presionin ndaj Europës

Ambasadori i ri amerikan në Berlin, Richard Grenell nuk sheh rrezikun e një lufte tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe BE, transmeton DW. Por vendi i tij pret propozime, se si duhet të reduktohen doganat e deritanishme. Në një intervistë me mediat e Funkegruppe, Grenell thekson se „nuk do të ketë luftë tregtare. Ky është një përfytyrim i gabuar. Ne flasim me miqtë tanë për të zgjidhur një problem.” Grenell i kujtoi europianët se deri më 1 qershor duhet të paraqesin një plan për këtë. „Ne po presim”.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënon BE me dogana ndëshkuese për çelikun dhe aluminin. Uashingtoni e ka zgjatur afatin e përjashtimit për BE deri në qershor për të arritur një kompromis me palën europiane. „Ne duam thjesht një shesh loje të rrafshët”, tha Grenell. „Për sa kohë të tjerët punojnë me doganat, e bëjmë edhe ne këtë.”  BE ka kërcënuar me dogana për importet nga SHBA. Brukseli e kritikoi arsyetimin e Uashingtonit, se tregtia transatlantike është e padrejtë.

Nuk ka diferenca të thella

Sipas ambasadorit amerikan, Grenell nuk ka diferenca të thella në marrëdhënien transatlantike. „Amerikanët dhe gjermanët janë në të njëjtën anë gati për çdo çështje”, tha ai. „Jemi partnerë të ngushtë, po qe se shohim botën. Jemi për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe kapitalizmin.” Sigurisht ka diferenca në disa tema”, tha Grenell, duke kujtuar diskutimin për shpenzimet për mbrojtjen. Por presidenti Trump ka „respekt të thellë” për kancelaren Merkel. Kimia mes Trump dhe Merkel është e „shkëlqyer”, thekson Grenell. „Donald Trump e ka shoqëruar personalisht Merkelin madje edhe në atë pjesë të Shtëpisë së Bardhë ku ai jeton. Angela Merkel ka parë madje edhe dhomën e gjumit të presidentit. „Kjo është shumë personale, dhe këtë nuk ia ka treguar asaj asnjë president më parë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button