Besa me kryetar Bilall Kasamin përfundimisht jashtë kalkulimeve për hyrje në Qeverinë e Maqedonisë

Duke qenë një kohë të gjatë në fazën bisedimeve për zgjerimin e shumicës parlamentare, Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin shprehet se: “Duke nisur nga sot i ndërprejmë të gjitha bisedimet me kryeministrin e vendit sa i takon kyçjes të Lëvizjes Besa në qeverinë e Maqedonisë“, njofton Portalb.mk.

Ata thonë se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nuk ka arritur të kuptojë diferencën e menaxhimit tjetërfare.

“Diferenca e një menaxhimi tjetërfare, gjë që si duket nuk është kuptuar nga kryeministri Zaev i cili për fat të keq përmes opcionit të “blerjes” të kohës po mundohet që politikisht të harxhojë të gjitha palët që janë duke negociuar për kyçje në Qeveri dhe në publik vepron ndryshe nga ajo që dakordohet në takimet e përbashkëta”, thuhet në kumtesën e BESA-s me kryetar Kasamin.

Mes tjerash, nga kjo parti thonë se kanë shpresuar se qeveria në krye me Zoran Zaev do të lirohet nga BDI, mirëpo sipas tyre, ai është duke futur elemente të reja që kanë qenë pjesë e regjimit të kryeministrit paraprak, Nikolla Gruevski.

“Ne kemi menduar se me kalimin e kohës qeverisja e Zoran Zaev do fillojë të lirohet nga BDI si një pjesë e ish regjimit të Nikolla Gruevski, mirëpo për fat të keq duke pasur parasysh palët të cilat për çdo ditë i shtohen negociatave për rritjen e shumicës parlamentare, tashmë jo vetëm BDI por edhe elementet e tjera që kanë qenë pjesë e regjimit të Gruevskit po lëshojnë rrënjet e tyre edhe në këtë qeverisje e cila po humb epitetin e qeverisë reformatore”, thuhet në kumtesë.

Nga atje thonë se do të vazhdojnë të jenë opozitë konstruktive duke ngritur zërin ndaj çdo veprimi të gabuar politik të Qeverisë si dhe duke inicuar dhe përkahur çdo reformë e cila do përmirsonte standardin jetësor, demokracinë e vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button