Premier Liga, dy gjyqtarë pensionohen nesër
Gjyqtarët e Premier Ligës, Mike Jones dhe Meil Swarbrick do të pensionohen nesër, në ndeshjet e fundit të këtij sezoni.
Jones, 50-vjeçar, dhe Swarbrick, 52-vjeçar, do të shërbejnë si gjyqtarë të katërt në ndeshjet e fundit.
Ata do të vazhdojnë të punojnë në testimet e teknologjisë VAR që do të fillojë aplikimin në futbollin anglez.
Jones do të jetë gjyqtar i katërt në ndeshjen e Liverpoolit kundër Brightonit.
Në karrierën e tij11-vjeçare ka drejtuar 1319 ndeshje.
Swarbrick do të jetë gjyqtar i katërt në ndeshjen Manchester United – Watford.