Takim gjashtëorësh për çështjen e emrit: ishte serioz, shpesh herë tenzik

Takimin gjashtëorësh që u zhvillua sot ndërmjet krerëve diplomatik të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, Methju Nimic e cilësoi si shumë serioz, shpesh herë tenzik dhe tha se rezultatet e tij do t’ju brifohen kryeministrave si përgatitje për takimin e 17-majit, njofton Portalb.mk.

“Takimin mund ta karakterizoj si shumë serioz, kemi punuar shumë, shpesh herë tenzik. Kemi bërë punë pozitive. Dy ministrat do t’ju brifojnë kryeministrave për përgatitje për takimin e tyre në Sofje gjatë javës së ardhshme, më 17 maj. Në bazë, kjo është porosia që e kam”, tha Nimic.

Nga ministritë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë nuk njoftuan detaje nga takimi i sotëm, por televizioni 24 nga Qeveria e Greqisë ka kuptuar se ka pasur përparim të dukshëm në negociatat, por nuk tregojnë se cilat janë ato.

Në konferencën e djeshme “E ardhmja e Evropës”, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për takimin e sotëm njoftoi se do të jetë kritik sa i takon negociatave dhe se do të jetë i rëndësishëm në procesin e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi. Kurse kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se nëse ka zgjidhje të emrit, ajo do të bëhet e ditur në takimin ndërmjet tij dhe homologut nga Greqia, Aleksis Cipras.

Shenja se përparim në procesin e zgjidhjes së problemit me emrin e Maqedonisë ka, por gjithçka do të kuptohet më 17 maj, pas takimit Zaev – Cipras që do të mbahet në Sofje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button