Tribunali i mundëson Berlusconit kthimin në politikë

Një gjykatë në Milan ka vendosur që Silvio Berlusconi mund të hyjë në garë për udhëheqje të Italisë, pas dënimit prej 5 vitesh për mashtrim.

Mediat italiane kanë raportuar se Tribunali ka vendosur në favor të kërkesës së avokatëve të 81 vjecarit Silvio Berlusconi, që për 4 mandate kishte udhëhequr me Italinë, transmeton Gazeta Express.

Dënimi i Berlusconit më 2013, pas zbulimit të aferave korruptive me biznese, i pamundësoj atij të garojë në poste publike.

Ai njihet për afera të mëdha korruptive dhe skandale të tjera.

Sipas mediave italiane, prokurorët ende nuk kanë vendosur nëse do ta dërgojnë për ankesë këtë vendim të Tribunalit.

Berlusconi ka kryer shërbimë në këmbim të burgut duke I ndihmuar pacientët e prekur me sëmundjen Alzeimer.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button