Rrahje në Prizren, tre të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime gjatë një rrahje mes vete që ka ndodhur të premten rreth orës 13:40, në rrugën “Arsim Berisha”, në Prizren, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personat e përfshirë në këtë rrahje janë shoqëruar për në stacionin policor në Prizren.

“Tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, janë shoqëruar në polici, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Si pasoj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit njëri nga tre të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button