Grimi i portokalltë, në modë këtë sezonë

Ngjyrat e ndezura janë në trend këtë sezon. Ngjyra e portokalltë, ajo rozë, e kaltërta në nijansë të mentës e kështu me radhë. Por, këto ngjyra, përpos në gardërobën tuaj, është mirë që t’i përfshini edhe në grimin e përditshëm.

Linja e gjerë e hijesimit të portokalltë me kthesë te syri është detaj i shkëlqyeshëm i cili shkon me një fustan të bardhë vere.

Ky trend është më së miri të shoqërohet me grimin i cili nënkupton ten pa njolla, me buzëkuq të butë ngjyrë kajsie dhe me shkëlqim për buzë.

Bashkoni të gjitha këto me llak të mirë për thonjtë ngjyrë portokalli dhe do të keni stil modernë dhe grim të kthjellët për mbrëmje apo gjatë ditës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button