Qeveria ende nuk ka vendosur se kur do ta procedojë Projektligjin për Ushtrinë

Me 8 ditë vonesë, projektligji për FSK-në është proceduar për në qeveri.

Por kjo e fundit ende nuk ka vendosur se kur do ta procedojë këtë projektligj për në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës ka thënë për lajmi.net se qeveria ka interes që projektligji për Ushtrinë të procedohet sa më shpejtë, transmeton Gazeta Blic.

“Pako e ligjeve për FSK-në, e dërguar nga Ministria përkatëse është pranuar nga ana e Qeverisë, por ende nuk është procedu në mbledhjen e Qeverisë. Kurdo që të jetë e gatshme për procedim ju lajmërojmë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Gashi tutje ka bërë të ditur se procedimi i këtij projektligji do të jetë në bashkëveprim me partnerët e Kosovës.

“Interesi i Qeverisë është që kjo të ndodh sa më parë por gjithmonë në bashkëveprim me partnerët tanë strategjik”, ka deklaruar Donjeta Gashi.

Dërgimi i këtij projektligji për në qeveri ka ardhur pasi Ministria e Financave dhe ajo e Integrimeve Evropiane dhanë qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje.

MF-ja shqyrtoi kornizën buxhetore, kurse MIE-ja dha qëndrimin e saj nëse projektligji për Ushtrinë është në pajtim me legjislacionin e BE-së.

Krijimi i Ushtrisë është temë në Kosovë tash e disa vite. Por, transformimin e FSK-së deri sot po e pegnon Lista Serbe.

Këta të fundit në asnjë mënyrë nuk kanë pranuar t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button