Saraj: sulmon pronarin e kafenesë sepse ka dëgjuar muzikë serbisht

Mbrëmë rreth orës një pas mesnate në një kafene në Saraj, 33-vjeçari mysafir ka filluar ta kritikojë pronarin e kafenesë, sepse ai ‘si mysliman ka pirë alkoolin dhe ka lëshuar muzikë serbe’, me çka ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar atë. 

Sipas policisë, rrahja ka vazhduar në pjesën e hapur të lokalit, kurse pronari i kafenesë ka pësuar lëndime nga prerja me thikë. Menjëherë pas ngjarjes ka ardhur djali i tij 30 vjeçar i cili ka nxjerr pistoletë markë “C3” të kalibrit 7,65 dhe ka qëlluar mysafirin në këmbën e djathtë dhe më pas ka ikur.

Edhe i plagosuri ka filluar të ikë por pasi ka kaluar dyqind metra nga rruga ai është alivanosur. Ndërsa pronari i lokalit e ka marrë pistoletën nga djali i tij dhe është fshehur në afërsi të kafenesë, për ngjarjen e ka informuar policinë.

Në vendngjarje të parët kanë ardhur Alfat, të cilët mysafirin e plagosur e kanë transportuar në Qendrën klinike, kurse më tej edhe pronari i kafenesë për shkak të prerjeve në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”. Policia është në kërkim të djalit që ka qëlluar me pistoletë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button