Tetovë, ekspozitë kolektive me fotografi artistike “Puthe qiellin”

Mbrëmë në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë në kuadër të projektit “Unë dhe 1000 fjalë” u hap ekspozita kolektive me fotografi artistike “Puthe qiellin”.

Ideja dhe qëllimi i këtij projekti është të kyçen të gjithë qytetarët në projekte të këtilla ku përveç që promovojnë punën e tyre ato kontribuojnë për pasurimin dhe zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike në qytet. Ideja e projektit është të zhduket ndjenja “nuk përkas” në botën e artit dhe evenimentet që organizojnë institucionet e artit në këtë rast galeritë.

Në këtë ekspozitë u ekspozuan 31 fotografi nga qytetarë të moshave të ndryshme dhe profesioneve të ndryshme që vijnë nga qytete dhe shtete të ndryshme të Evropës dhe kontinenteve tej oqeanike, por që të gjithë ndajnë një pasion, fotografinë.

Numri i vizitorëve në hapjen solemne ishte tejet i madh dhe kjo është një hap i rëndësishëm sa i përket krijimit të një tradite për të vizituar galeritë e arteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button