Havai kërkon nga Trump të shpallë gjendjen e katastrofës

Guvernatori i Havai-t, David Ige ka kërkuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump të shpallë gjendjen e katastrofës në vend për shkak të shpërthimit vullkanik dhe tërmetit në Ishullin e Madh, transmeton Anadolu Agency (AA)

Ige të enjten deklaroi se përmasat e katastofës janë aq serioze sa nevojiten ndihma federale.

Zyrtarët shtetërorë vlerësuan se më shumë se 2.9 milionë dollarë (rreth 2.4 milionë euro) do të nevojiten në 30 ditët e ardhshme për të mbrojtur popullatën. Shpenzimet do të rriten nëse paraqitet nevoja për evakuime masive ajrore ose detare.

Javën e kaluar, pasi llava doli nga të çarat në tokë dhe dogji rreth 20 shtëpi, në dy lagje u dha urdhri për evakuimin e popullatës.

Ige thotë se ka shanse për evakuim në shkallë të gjerë, pasi janë shfaqur numër i madh i çarjeve. Ai shtoi se realizimi i një evakuimi të tillë të madh do të ishte përtej aftësive dhe mundësive të tyre.

Javën e kaluar vullkani Kilauea në Ishullin e Madh, pas një sërë dridhjesh nxorri llavën. Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë dhe një nga pesë vullkanet në Ishullin e Madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button