Xhezair Shaqiri për Portalb: U tërhoqa nga posti

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha sot ka dhënë dorëheqje nga posti bashkëpunëtor i jashtëm për luftë kundër radikalizmit sepse tashmë disa ditë ndodhet në vëmendjen e opinionit pas emërimit të tij nga kryeministri Zoran Zaev, lajmin e konfirmoi ai vetë për Portalb.mk.

“Shkak për dorëheqjen është se në mediat maqedonase është bërë shumë zhurmë për emërimin tim”, deklaroi Shaqiri.

Për dorëheqjen e tij ka komentuar edhe kryeministri Zoran Zaev i cili tha se për shkak reagimeve në opinion Shaqiri ka vendosur të tërhiqet nga posti që i është dhënë.

“Shaqiri më tha se sot do të tërhiqet nga posti për shkak reagimeve të opinionit. Ai më tha se i pengojnë reagimet dhe do të tërhiqet për shkak se e do shtetin”, deklaroi Zaev nga Ohri i cili ishte i pranishëm në hapjen e hotelit të ri.

Ndryshe, Shaqiri para disa ditëve u angazhua për bashkëpunëtor i jashtëm kundër radikalizmit në periudhë të caktuar për një vit me rrogë prej 36.000 denarë në muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button