Zjarr në fabrikën “Makstil” të hekurit (VIDEO)

Në afërsi të fabrikës “Makstil” të hekurit mbrëmë ka shpërthyer një zjarr. Sipas informatave të Qytetit të Shkupit, zjarri është shuar dhe nuk ka të lënduar, transmeton Portalb.mk.

“Nga shkaqe të panjohura mbrëmë rreth orës 21:30 ka shpërthyer një zjarr në afërsi të fabrikës “Zhelezara” në vendin e ashtuquajtur Çeliçarnica, deponi e hekurit të vjetër”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Së pari për shuarjen e zjarrit reaguan shërbyesit e fabrikës, ndërsa pastaj kanë kërkuar ndihmë nga Brigada kundërzjarrit të Qytetit të Shkupit.

Videoja është marrë nga profili i Facebook-ut të Dario Nikolovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button