Ushtrimet fizike të mira për trurin

Ushtrimet fizike ndikojnë që truri të kthjellet, ngase falë ushtrimeve fizike gjaku sjell më shumë oksigjen në tru.

“Në disa vitet e kaluara kemi ardhur deri tek disa të dhëna rreth ndryshimeve neurologjike, e që bëhet fjalë për mekanizmin që është mjaft specifik për trurin”, thotë Davi Butch, profesor për shkencën dhe trurin.

Në bazë të këtyre hulumtimeve, Butch dhe bashkëpunëtorët e tij kanë arritur tek disa përfundime se ndikimi i ushtrimeve ndikon në kujtesë e po ashtu edhe në tru.
Është zbuluar gjeni i cili cakton se deri në ç’masë ushtrimet kanë efekt pozitiv. Ai ka filluar ta vëzhgojë lidhjen midis ushtrimeve dhe kujtesës ngase nuk pajtohet që çrregullimet të shërohen vetëm me ilaçe.

“Ideja që fëmijëve në moshë të re t’ju jepen ilaçe është shqetësuese”, paralajmëron Butch, duke shtuar se ende nuk dihen pasojat e mëvonshme të dhënies së ilaçeve në atë moshë, por thekson se një është e sigurt se nuk janë pozitive./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button