Arilena Ara, drithëruese me ‘Kur braktis atë që do’

Promovimi i librit të dytë me poezi të shkrimtarit dhe aktorit të mirënjohur Timo Flloko shënoi një mbrëmje poetike dhe muzikore me shije shumë të hollë ditën e djeshme në kryeqytet. Në festën e vogël e cila mblodhi miq të ngushtë të familjes ishte edhe këngëtarja Arilena Ara, shkruan Class.

Ishte programi X Factor Albania, nën produksionin artistik të bashkëshortes së Timo Fllokos, regjisores Vera Grabocka dhe moderatores Alketa Vejsiu, ai që i dha jetë famës së Arilenës e cila, mesa duket, është tashmë një mike e familjes.

Arilena performoi vargjet e shkuara nga Timo Flloko për këngën “Kur braktis atë që do” të cilën e ka performuar për herë të parë Ardit Gjebrea.

Kur braktis atë që do
Vjen një çast që e kupton
Se pa të, ti dot s’jeton…!

Çfarë, më thuaj, vlen në botë
Kur je vetëm e ke ftohtë
Dhe një zemër s’e gjen dot…?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button