GJUHA JONË

Vëllezër shqiptarë!
Të prekim urtësinë,
te zëm’ udhën e mbarë
të ngjallim Shqipërinë.

Shqipëria ka qenë
edhe po do të jetë
Po sot në ditët tona
të metë të mos ketë.

E ka nderuar zoti
gjithnjë Shqipërinë
ish fort mirë qëmoti
do bëhet dhe taninë.

Sa ishte trimëria
n’ate kohë të vjetrë
kish emër Shqipëria
sa s’kish ndonjë vend tjeter.

Sa burra kordhëtare
ka nxjerrë Shqipëria
më pastaj e më pare
ç’i shkruan historia!

Ajo ish koh’ e zjarrtë
Dhe kish mundime teper
po sot pende dhe karte
na duhet,nukë tjetër.

O burra,shqipëtarë
të marrim dituritë
se s’është koh’ e parë
tani lipsetë dritë.

Të shkruajm gjuhën tënë
kombinë ta ndritojmë
gjithë c’ështe e c’ka qenë
ngadalezë ta msojmë.

Pa shihni ç’gjuh e mirë
sa shije ka e hije
c’e bukur’ edh’ e lirë
si gjuhë perëndie.

Shum’ e bardh kjo ditë
për gjithë shqipëtaret
do na sjell nje drite
që s’e kishin të parët.

Kjo dritë do na bjerë
të gjitha mirësitë
dhe gjithë do t’i ngrerë
dëmet e marrëzitë.

Si lum kush zë të mbjellë
lum kush vë këtëpemë!
Se kjo ka për të pjellë
s’mbulohet me remë.

 

Nga NAIM FRASHERI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button