A ka dikush një lugë? 12 ton çokolatë derdhen në rrugë pasi rrotullohet cisterna (FOTO)

Në një autostradë në Poloni janë derdhur 12 ton çokolatë e lëngshme nga një cisternë.

E gjithë masa e çokolatës ‘mbuloi’ autostradën që lidh qytetin e Poznanit me Varshavën.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet pse kamioni me cisternën që bartte çokolatën u rrotullua.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, autostrada është bllokuar dhe sipas autoriteteve polake, ajo nuk ka qenë e kaluar për disa orë.

Për ta pastruar autostradën, kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë përdorur ujin e nxehtë.

Ngjarja është përfolur shumë në rrjetet sociale, madje Neë York Times në përshkrimin e lajmit pyet:

12 ton çokolatë derdhen në rrugë, a keni dikush një lugë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button