Vëllezërit Abazi shpallen kampionë internacional në Gjermani (FOTO)

Gjatë fundjavës në Leverkusen të Gjermanisë u zhvillua turneu internacional në Kikboks ku si kampion internacional u shpallën vëllezërit shqiptarë, Muhamed dhe Lavdrim Abazi nga Tetova e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Vëllezërit Abazi janë pjesë e klubit organizator “Fight Club Leverkusen”, dhe në lidhje me triumfin e tyre, trajnerët Baki Hoxhaj, Carlos Garcia dhe Arben Elezi u shprehën se do të punojnë që ta mbrojnë titullin në kampionatin e ardhshëm botëror.

“Vërtet është kënaqësi kur klubi u radhit ndër klubet më të suksesshme në këtë kampionat, sepse për këtë eveniment kemi punuar maksimalisht dhe ja, ja arritëm qëllimit, duke siguruar 10 vende të para , tre vende të dytë dhe gjashtë vende të treta. Tani nuk do ndalemi këtu, përkundrazi do të punojmë edhe më shumë sepse  tani duhet mbrojt titullin në kampionatin e ardhshëm botëror, thanë për agjencinë për sporte luftarake, ”ArenaRing”, trajnerët e klubit Baki Hoxhaj, Carlos Garcia dhe Arben Elezi.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe shumë klube nga rajoni me 300 sportistë që garonin në kadetë, juniorë, sendorë dhe veteranë.

Valdet Bajrami, Urim Saiti dhe Avdyl Salihu pjesë e ngjarjes më të re sportive në Zvicër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button