Pendarovski: Nuk ka kërcënime për integritetin territorial të Maqedonisë

“Nëse nuk marrim ftesë për NATO, sfida jonë në periudhën e ardhshme, përkundër parashikimeve katastrofike të dikujt, nuk do të jetë ruajtja e integritetit dhe sovranitetit territorial, pasi që kërcënime të tilla nuk ekzistojnë, por zhvillimi i institucioneve demokratike dhe ekonomisë”, deklaroi koordinatori nacional për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski, në debatin e sotëm “Sfidat e Maqedonisë përpara Samitit të NATO-s në vitin 2018”, njofton Portalb.mk.

Pendarovksi tha se është i rëndësishëm fokusi ndaj zhvillimit ekonomik, veçmas nga aspekti i investimeve të huaja, të cilat objektivisht shumë më lehtë vijnë, veçmas në vendet të cilët janë pjesë të një regjimi dhe stabiliteti më të gjerë.

Ai ka theksuar se teza e tij themelore është se sfidat e tona janë më specifike. Krahasuar me vendet tjera aspiruese, asnjë nga vendet tjetër nuk ka problem të ngjashëm.

Goran Bartoll, shefi i Zyrës së NATO-s në Shkup, theksoi se është shumë inkurajuese ajo që Qeveria ka organizuar një sërë ngjarjesh për të shënuar Ditën e NATO-s kur përpara 69 viteve zyrtarisht u vendosën themelet e NATO-s me nënshkrimin e Marrëveshjes Veriatlantike në Uashington.

“Është shumë inkurajuese ajo që shohim dinamikë më të madhe në integrimin euroatlantik të vendit. Gjithashtu, shoh se konferenca e sotme është pjesë e përpjekjeve intensive që të potencohet rëndësia e integrimeve euroatlantike. Keni arritur shumë zhvillim por ende ka shumë që të bëhet”, tha Bartol.

Ish deputetja, Nora Aliti, theksoi se nuk duhet të zhgënjehemi nëse përpara Samitit të NATO-s nuk marrim ftesë për hyrje.

“Sfidë e madhe për ne është që të përgatitemi se mundet që të mos marrim ftesë për anëtarësim.

Nenad Mehmedoviq, kryetar i Institutit për Politikë Publike, e ka paraqitur ueb-faqen e NTO-s, www.nato.mk në të cilën do të publikohen informata të sakta dhe në kohë për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s, por edhe për vetë Aleancën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button