Osmani: na duhen vendime të guximshme – këtu, te fqinjët si dhe te vendet e BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me Ministrin Shtetëror Gjerman për Evropë, Mihael Roth.

Zëvendëskryeministri Osmani fillimisht shprehu falënderim për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për integrimin evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, më fortë të shprehur përmes iniciativës “Procesi i Berlinit”si dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë dy palëshe që Republika e Maqedonisë e merr nga Gjermania. Osmani shprehu shpresë se në prag të ditëve dhe javëve vendimtare, Gjermania, do të vazhdojë me tempo të përforcuar ta kryesoj procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar edhe mbështetjen për procesin euro- integrues të Maqedonisë.

Në këtë drejtim ai theksoi frymën pozitive e cila u krijua gjatë vitit të kaluar rreth ardhmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, progresi i të cilit u valorizua me Strategjinë e zgjerimit të Komisionit, si dhe më vonë edhe me Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Gjitha këto ngjarje, i gjithë ky kontekst krijoi atmosferë të re në rajon që paraqet guxim dhe shtytje për reforma të mëtutjeshme të cilët do ta afrojnë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së, proces që shpresoj se do të kurorëzohet me konkluzione pozitive në prag të Samitit në Sofje, me të cilin do të betonohet orientimi euro-atlantik i rajonit”- theksoi Osmani.

“2018ta është vit kyç për progresin e Republikës së Maqedonisë, në përgjithësi, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ky viti gjatë të cilit ne, fqinjët tanë, si dhe vendet e Bashkimit Evropian duhet të marrim vendime të guximshme dhe të drejta”- theksoi Osmani. Në këtë drejtim ai theksoi se Republika e Maqedonisë me sukses adresoi sfidat që qëndrojnë në rrugën e saj të integrimeve evropiane, për të cilin pres të rezultojë me vendim në takimin e qershorit të Këshillit të Evropës, për nisjen e negociatave, ndërkaq për suksesin i të cilit gjithsesi shpresojmë edhe në mbështetjen e Gjermanisë.

Roth pas takimit me Zaev: Nëse nuk e zgjidhni çështjen e emrit, do të vazhdojë me vite status quo-ja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button