Ahmeti zbulon bisedat me Vetëvendosjen për Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëkohësisht kryetari i posa zgjedhur i partisë Socialdemokrate, ka treguar për takimet që janë zhvilluar gjatë ditëve të fundit lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëpunim në komunën e Prishtinës, shkruan Insajderi.

Ahmeti që kishte dhënë dorëheqje muaj më parë nga Lëvizja Vetëvendosje, vetëm një ditë pasi është zyrtarizuar si kryetari i PSD-së, është shprehur optimist për bashkëpunimin me VV-në për Prishtinë. Ka thënë se gjatë ditëve të fundit kanë pasur disa takime për bashkëpunim.

“Unë shpresoj, jemi në diskutime këto ditë i kemi pasur disa takime, nuk ka arsyeje që të mos ketë bashkëpunim veçanërisht kur e dimë se programi është i njëjtë, ai që e kam pasur në fushatë nuk ka ndryshuar as edhe një shkronjë”, ka deklaruar Ahmeti, raporton Insajderi.

Ahmeti më tej ka thënë se vazhdon të besoj se të ketë bashkëpunim me VV-në nëse zotimet mbesin të njëjta siç kanë qenë.

“Ato zotime që i kemi marrë, i kemi marrë bashkë, në qoftë se mbesim të ato zotime unë jam i gatshëm për çfarëdo bashkëpunimi, ashtu e kam potencuar gjithmonë me të vërtetë besoj se do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka thënë se deri më tash nuk e kanë pasur asnjë problem me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

“Nuk kemi pas asnjë problem as më të voglin në kalimin e propozimeve, ashtu ka qenë gjithmonë besoj që do të jetë edhe në të ardhmen të jetë kështu. Propozimet e mira do të kalojnë, ato që disa njerëz i konsiderojnë jo të mira mund edhe të mos kalojnë, por deri më tani nuk kemi pasur këso probleme dhe nuk pres të kemi në të ardhmen

“Për mua komuna është prioritet e kam thënë gjithmonë dhe vazhdoj ta them sepse unë jam kryetar dhe këtu e kam mandatin nga qytetarët për të qeverisë me kryeqytetin”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button