Dita e Evropës

9 Maji është dite e shënuar në Unionin Evropian. Ndryshe quhet dita e Shumanit, sipas Deklaratës se Shumanit te nënshkruar ne vitin 1950. Pas krijimit te Këshillit Evropian ne vitin 1949, Deklarata e Shumanit e nënshkruar një vit me vone propozoi bashkimin e dy organizatave për thëngjill dhe çelik, atë te Francës dhe atë te Gjermanisë Perëndimore. Ishte kjo Bashkësia e pare Evropiane qe u krijua me qellim qe te vendoset fund ne armiqësitë shekullore mes shteteve evropiane te cilat kishin rezultuar edhe me dy luftëra botërore te përgjakshme. Qe atëherë e me vone, se pari Bashkësia Evropiane dhe me vone edhe Unioni Evropian kishte historinë e vet te zhvillimit ku sot ky Union numëron 28 shtete. Pavarësisht procesit te Brexit-it pas mbarimit të të cilit Unioni do te ketë 27 shtete, ky bashkim mbetet ndërmarrja më me rëndësi ne kontinentin Evropian ne  historinë e re. Ideja e bashkimit dhe bashkëpunimit mes shteteve qe kane qene armiq te përbetuar shekuj me radhë dhe arritja e realizimit te këtij qëllimi është vërtet një hap shume i rëndësishëm ne historinë e njerëzimit.

Bashkimi Evropian nuk është i plote pa integrimin e shteteve te Ballkanit Perëndimor aty. Këtë e kane theksuar shpesh përfaqësuesit e këtij Unioni dhe ketë e kane me se te qarte shumica e popullatës se shteteve ballkanike. Por opinioni i gjere publik evropian nuk e ndan gjithmonë këtë mendim. Fatkeqësisht, shtetet e Ballkanit Perëndimor kane arritur te krijojnë përshtypjen e shteteve joserioze, te korruptuara, me demokraci jo-liberale dhe ekonomikisht inferiore. Me një fjale, udheheqesite e këtyre shteteve kane bere te pamundurën me vite te tera qe ketë përshtypje ta ngulisin thelle ne mendjen e secilit te huaj qe ka kaluar ndonjëherë nga këto vende. Dhe është i dhimbshëm ky realitet, sepse dita ditës, behet gjithnjë e me e vështirë qe ata qe besojnë ne perspektiven dhe ardhmërinë e Unionit Evropian te mund te bindin euro-skeptiket se aderimi i shteteve ballkanike është një ide e mire.

Ndërsa për shtetet ballkanike perspektive tjetër nuk ka. Dilema është e qarte: ose Evropa dhe vlerat aksidentale ne njërën ane ose vazhdomini mëtejshëm me aspiratat pro-lindore, pro-ruse ose pro-orientale te cilat edhe me tej do ta përkrahin tendencën jo liberale te udhëheqjes se shtetit te cilën e pame mire se deri ne çfarë absurditetesh mund te rezultojë. Zgjidhje te trete nuk ka.

Prandaj, sa me shpejt qe bëhemi te vetëdijshëm për ketë aq me mire për te gjithë ne. Kushti plotësues për Maqedoninë për integrim ne UE, përveç përmbushjes se kritereve politike, juridike dhe ekonomike është edhe zgjidhja e kontestit bilateral me Greqinë lidhur me emrin e shtetit. Zgjidhja duhet gjetur shpejte sepse koha kalon dhe dritarja e hapur e mundësive nuk do te mbetet e hapur për shume gjate. Dhe ata qe janë shume te shqetësuar për identitetin e qytetareve dhe te shtetit, duhet te kujtohen se po nuk e bene teni ketë hap te rëndësishëm, pas një kohe te shkurtër identiteti me nuk do te jete çështje por ekzistenca e shtetit si i tille do te vihet ne pyetje. Prandaj kjo nuk është kohe për te menduar për vija te kuqe ose për mënyra si te pengohet procesi i ndryshimit te emrit. Shtetet shume me te mëdha dhe me te fuqishme kane pasur çështje te hapura dhe kontestuese me emrin e shtetit dhe serish kane arritur ti tejkalojnë për te mirën e përgjithshme.

Kështu që vend për arsyetime nuk ka. Qytetaret e një vendi nuk mund te mbahen pafundësisht peng të një kontesti i cili sado absurd qe te jete, e mban larg shtetin nga integrimi ne strukturat te cilat janë e vetmja siguri për te ardhmen e atij shteti.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button