Britani, sekretari i Jashtëm Johnson takon opozitën siriane

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka pritur në një takim në Londër kreun e Komisionit Negociator të Sirisë, Nasr al-Hariri, duke thënë se ishte një mundësi e veçantë për të diskutuar mundësitë për dhënie fund “katastrofës humanitare”, në shtetin e përfshirë nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo vizitë ishte një mundësi e veçantë për Mbretërinë e Bashkuar të diskutojë me opozitën siriane përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dhënë fund katastrofës humanitare, dhe vuajtjeve të popullit sirian”, tha Johnson.

Sipas tij, regjimi i Bashar al-Assadit, ka vazhduar ofensivat e ashpra, përfshirë përdorimin e armëve kimike, ndërkohë që refuzimi i saj për t’u angazhuar në negociata, kanë vënë në hije sfidën për arritje të një zgjidhjeje politike.

Megjithatë, tha Johnson, vendi i tij mbetet i përkushtuar se vetëm një zgjidhje politike mund të krijojë një të ardhme të ndritur për popullin sirian.

Johnson nënvizoi se “Nasr al-Hariri dhe opozita siriane janë shprehur të gatshëm për angazhim në negociata të drejtpërdrejta me regjimin sirian dhe Rusinë, pa parakushte”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button