Shkarkimi i Hajdarmatajt, deputeti i PD: Vettingu po përdoret si mjet presioni, ky është fundi

Ka ardhur reagimi i parë nga opozita pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj nga kryeprokurorja Arta Marku. Besim Hajdarmataj kishte në dorë dosjen e Tahirit dhe Habilajve. Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Edi Paloka thotë se kjo që po ndodh është ajo që ka paralajmëruar PD.

“Vettingu nuk po përdoret për te pastruar drejtësinë por si mjet presioni ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve. Ky është fundi…”- thote ndër të tjera Paloka.

Statusi i plote:
Ceshtja “u zgjidh”; prokurori i krimeve te renda qe gjashte muaj me pare kerkoi arrestimin e Tahirit sot , sipas mediave, eshte shkarkuar .
Gjashte muaj me pare u sulmuan e kercenuan nga kazani dhe deputetet e Rames. I sulmuan si “tropojane” dhe i kercenuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit.
Gjithshka e paralajmeruar nga PD po vertetohet pike per pike. Rama kapi prokurorine pikerisht per te shpetuar Tahirin dhe koken e tij.
Vettingu nuk po perdoret per te pastruar drejtesine por si mjet presioni ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve.
Ky eshte fundi…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button