“Steve Jobs do të ‘shastisej’ për shkak të Sirit”

Një insajder i cili ka qenë i punësuar në Aple ka deklaruar për CNN që të punësuarve në Apple u vjen turp nga Siri, dhe që Steve Jobs thjesht do të ‘shastisej’ kur do ta shihte “në aksion”.

Edhe pse asistentja virtuale e Apple paraqet argumentin kryesor të kësaj kompanie për blerjen e iPhone 4S nëpër reklama, shfrytëzuesit e këtij telefoni janë gjithnjë e më të zëshëm në shprehjen e pakënaqësive të tyre me të. Siri, sipas testeve më të reja, nuk është në gjendje të njohë as fjalët identike me ato që i thonë aktorët në reklama – madje as edhe kur shfrytëzohen zërat origjinalë të aktorëve. Kjo, krejt logjikisht, rezulton me pikëpyetjet rreth asaj se çfarë saktësisht reklamon Apple dhe në bazë të çkaje?

Kjo kompani tashmë ishte cak i padisë për reklamim të rrejshëm të Siri. Arsyetimi i Apple për këto akuza ishte që softveri Siri është akoma në fazën beta.

Lajme të ngjashme

Back to top button