fbpx

Pakistani tronditet nga një tërmet 6.4 ballë

Një tërmet 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit, goditi sot disa pjesë të Pakistanit, ndërkohë që dridhja e tokës është ndjerë edhe në Afganistanin dhe Taxhikistanin fqinj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi sizmologjik i Pakistanit, njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në kufirin mes Afganistanit dhe Taxhikistanit, në një thellësi prej 97 kilometrash.

Si pasojë e tërmetit, në qarkun Bannu të Pakistanit, 6 fëmijë kanë pësuar lëndime trupore, nga siç njoftojnë mediat lokale, kërcimi nga kati i dytë i një shkolle fillore.

Fëmijët janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ky është tërmeti i dytë që goditi sot Pakistanin, pas atij të mëngjesit të sotëm, për të cilin nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima në njerëz.

Pakistani ndodhet në pllakën tektonike euroaziatike, e njohur për aktivitete të shpeshta sizmike.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close