Putin mbledh Këshillin e Sigurisë pas vendimit të SHBA-ve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në një deklaratë për media tha se nën kryesimin e Putinit është mbajtur takimi i Këshillit të Sigurisë.

Peskov tha se në takim është diskutuar për vendimin e SHBA-ve për tërheqje nga marrëveshja bërthamore me Iranin. “U shpreh shqetësimi i thellë në lidhje me një vendim të tillë. Edhe një herë u theksua rëndësia e këtij dokumenti (marrëveshja bërthamore me Iranin)”.

Në takim të pranishëm ishin edhe kryeministri i Rusisë, Dmitriy Medvedev, ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, ministri i Punëve të Brendshme, Vladimir Kolokoltsev, presidenti i Shërbimeve Shëndetësore të Rusisë, Aleksandr Bortnikov, presidenti i Këshillit të Federatës Ruse, Valentin Matviyenko, kreu i Duma-s, Vyaçeslav Volodin dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë, Nikolay Patrushev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button