E emëroi këshilltar, Zaev për Stamenkovskin: e njoha nga “Revolucioni laraman”

Duke komentuar emërimin e Goran Stamenkovskit si këshilltar por që njëkohësisht punon në Gjykatë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë për të njëjtin: “Unë e njoha nga “Revolucioni i laramanë”, gjatë ecjes nëpër rrugë, nga atëherë e di, dhe me ambicien e tij që të ndërtohet shoqëria jonë, dhe të ndihmojë në fushën sociale të Maqedonisë, e angazhova në këtë fushë si bashkëpunëtor i jashtëm”, transmeton Portalb.mk.

Zaev duke komentuar më tej ka thënë se fotografitë e bëra bashkë me të gjatë “Revolucionit të laramanë”, janë arsye se pse ai beson në Stamenkovskin.

“Ai është njëri nga ata personat që është fotografuar afër mua gjatë protestave të “Revolucionit të laramanë”, dhe me shumë gjasë ka përjetuar edhe momente jo të këndshme”, ka thënë Zaev.

Goran Stamenkovski është shefi i Departamentit për Resurse Njerëzore në Gjykatën Penale dhe tash është emëruar si këshilltar i kryeministri Zoran Zaev duke u bërë pjesë e 56 këshilltarëve, përgjegjës për të këshilluar kryetarin e Qeverisë për çështje sociale.

Edhe pse punon në Gjykatë, prap emërohet këshilltar i kryeministrit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button