Tre vjet nga rasti “Lagjja e Trimave”, Zaev deklarohet për hetimin ndërkombëtar!

“Duhet procesi të vazhdojë në fazën e aktgjykimit, që më pas të mund të ftohen përfaqësues ndërkombëtar, si komentues, si njerëz që do të jenë në procesin në fjalë. Unë besoj se detajet mund t’i thotë drejtësia, varësisht asaj se kur ka mbaruar në fazë e caktuar, ku nëpërmjet ekspertizës ndërkombëtare, do të mund të komentohet”, kështu është shprehur sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në lidhje me paralajmërimin e hetimit ndërkombëtar për rastin gjyqësor “Lagjja e Trimave”, njofton Portalb.mk.

Zaev edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se Qeveria e Maqedonisë është e përgatitur për hetim ndërkombëtar, por kjo nuk mund të ndodh tash për tash, sa zgjat procesi gjyqësor.

“Qeveria është e përgatitur për hetim ndërkombëtar për rastin “Lagjja e Trimave” dhe duke i shqyrtuar dispozitat ligjore të Maqedonisë, kemi ardhur në përfundim se hetimi ndërkombëtar nuk mund të bëhet deri sa zgjat procesi gjyqësor”, tha Zaev duke njoftuar gjithashtu se brenda Ministrisë për Punë të Brendshme nuk është duke u zhvilluar procedurë për hetim ndërkombëtar.

Komision Anketues, hetim ndërkombëtar dhe ankesë për dënimin ende nuk ka: a po harrohet “Grupi i Kumanovës”?!

Përndryshe, hetim ndërkombëtar është paralajmëruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, kërkuar nga Bashkimi Demokratik për IntegrimAleanca për Shqiptarët, presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinajministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushatikryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shalakryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë dhe Shqipëri. Kërkesa erdhi pas vendimit të 2 nëntorit për rastin “Kumanova” me të cilin grupi që luftoi me forcat e sigurisë së Maqedonisë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës, u dënua me 7 shekuj e gjysmë burg dhe 7 dënime me burgim të përjetshëm.

Lagjja e Trimave” është një nga rastet më të mëdha të historisë moderne të Maqedonisë që është kualifikuar nga Gjykata Themelore e Maqedonisë si terrorizëm, ku si pasojë e së njëjtës kanë humbur jetën 8 policë dhe 37 të tjerë janë plagosur, ndërkaq nga pala tjetër që kanë luftuar me forcat policore janë vrarë 10 persona. Ndonëse sot mbushen plot tre vjet nga ngjarjet e armatosura, edhe pse ka vendim gjyqësor me të cilën janë dënuar grupi i “Kumanovës”, ende nuk është e pastër e vërteta – nuk dihen porositësit.

Tre vjet nga luftimet në “Lagjjen e Trimave”: Ende nuk dihen porositësit (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button