Rusia: Tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore “zhgënjim i madh”

Rusia bëri të ditur se tërheqja e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin paraqet “zhgënjim të thellë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Refuzimi i njëanshëm i detyrimeve amerikane në kuadër të marrëveshjes bërthamore si dhe vendosja e sërishme e sanksioneve amerikane ndaj Iranit paraqet një zhgënjim të thellë”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Më tej theksohet se nuk ka ekzistuar asnjë arsye për të shkelur marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke theksuar se plani i marrëveshjes ka qenë shumë efikas në zgjidhjen e problemeve.

Theksohet se Teherani ka përmbushur detyrimet e saj, me një vërejtje se Rusia mbështet marrëveshjen bërthamore.

“Jemi thellë të shqetësuar për shkak të asaj se SHBA-të, përskaj qëndrimeve të shumë vendeve tjera, hapur shkeli të drejtën ndërkombëtare vetëm për interesa të tyre”, theksohet në njoftimin.

Rikujtojmë se Trump dje njoftoi se SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke përmendur se do të vendosin sanksione ndaj Iranit të cilat u pezulluan në vitin 2015.

Marrëveshja mes Iranit dhe gjashtë fuqive (SHBA, Francës, Kinës, Rusisë, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë) kufizon programin iranian për pasurimin e uraniumit që të mos mund ta përdor për zhvillimin e armëve bërthamore, ndërsa si kthim Iranit i zbuten sanksionet ndërkombëtare, prej të cilave shumica u hoqën në janar të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button