Më pëlqen kur hesht

Më pëlqen kur hesht sepse je si e shpërndarë në mendime,
dhe më dëgjon prej së largu, dhe zëri im nuk të arrin.
Më duket sikur sytë të kanë fluturuar
dhe duket se një puthje ta ka mbyllur gojën.
Sa janë mbushur të tëra gjerat me shpirtin tim
del nga gjerat, e mbushur me shpirtin tim.
Moj flutur e ëndrrës, shpirtit tim i ngjan,
dhe i ngjan fjalës melankoli.
Më pëlqen kur hesht dhe kur je si larg në mendime.
Dhe, kur duket sikur ankohesh, moj fluturz në fëshfërimë.
Dhe më dëgjon së largu dhe zëri im nuk të arrin dot:
Lejomë të mos bëzaj me heshtjen tënde.
Lejomë të të flas gjithashtu me heshtjen tënde
të qartë si një qiri, të thjeshtë si një unazë.
si nata je, e heshtur, e ylltë.
Heshtja jote është e ylltë, aq e largët dhe e thjeshtë.
Më pëlqen kur hesht se je si e përhumbur në mendime.
Larg nga unë me dhembjen e lënë te unë.
Një fjalë atëherë, një buzëqeshje mjafton.
Dhe jam i lumtur, i lumtur gjë që s’është e vërtetë.

 

Nga Pablo Neruda
Përktheu Xhabir AHMETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button