Haradinaj: S’po duket që dikush do zgjedhje të parakohshme

Ramush Haradinaj ka marrë pjesë si kryetar i AAK-së në tryezën e partive politike.

Ai ka thënë se AAK është që të mbahen tryeza që të diskutohen tema të ndryshme, njofton Klan Kosova.

“Janë disa tema kyçe që ka nevojë për diskutojmë, si marrëveshja Kosovë – Serbi,  Ushtria e Kosovës dhe dialogu me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj i cili është kryeministër i vendit, në fund ka folur për zgjedhjet e mundshme të parakohshme.

“S’po duket që do dikush zgjedhje, as të parakohshme, as të shpejta”.

Tryeza e sotme ka qenë e ftuar nga kryetari I PDK-së, Kadri Veseli për “për bashkërendimin e agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button