Mançevski: Kryeministri vetë i zgjedh këshilltarët

Kryeministri i zgjedh vetë këshilltarët e tij. Numri i tyre është zvogëluar shumë në krahasim me të kaluarën, ndërsa disa prej tyre janë angazhuar pa kompensim financiar, deklaroi sot ministri i Shoqërisë informative dhe Administratës, Damjan Mançevski, transmeton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth listës më të re për angazhimin e 56 këshilltarëve në Qeveri, ministri Mançevski tha se në këtë rast aspak nuk bëhet fjalë për administratën, por për këshilltarët e kryeministrit.

“Kompensimi që është caktuar për Xhezair Shaqirin është marrëveshje mes atij dhe kabinetit të kryeministrit kështu që nuk ka diçka të çuditshme në këtë, as që është ndonjë praktikë e re. Në të kundërtën është zvogëluar numri i këshilltarëve dhe për dallim nga e kaluara këshilltarët shumë më shumë janë paguar, tani disa prej tyre punojnë pa asnjë kompensim financiar”, tha Mançevski.

Qeveria e Maqedonisë tregon se çfarë funksioni do të kryejë Xhezair Shaqiri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button