Refuzohet kërkesa për përjashtim të prokurorëve në rastin “Tank”

Mbrojtja e Nikolla Gruevskit në seancën e sotme për rastin “Tank”, gjegjësisht për blerjen e mercedesit luksoz me vlerë prej rreth 580 mijë euro kërkoi përjashtimin e prokurores speciale publike Katica Janeva dhe të prokurorëve që merren me aktakuzën, në këtë rast të Lençe Ristovës dhe Stevçe Donev, transmeton Portalb.mk.

Avokati Dimitar Dangov nuk e ka arsyetuar kërkesën për përjashtim për shkak se opinioni nuk ishte i njoftuar me detajet.

Por, pas pauzës, prokurori Stevçe Donev i Prokurorisë Speciale Publike në vazhdimin e seancës së rastit “Tank” deri te Gjykata ka dorëzuar njoftim nga prokurorja publike Katica Janeva se nuk ka bazë ligjore për kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e tij dhe të prokurores Lençe Ristovës, transmeton Portalb.mk.

Donev tha se kërkesa e avokatëve për përjashtim të prokurorëve bëhet me qëllim që të shtyhet diskutimi dhe propozoi që gjykimi të vazhdojë sepse nuk ekzistojnë pengesa.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska përsëri dha pauzë që mbrojtja të mund ta shoh njoftimin e PSP-së.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button