fbpx

Për shkak problemeve familjare të gjykatëses është shtyrë seanca e rastit “Titanik 3”

Seanca e sotme e rastit “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike është shtyrë për 11 maj për shkak disa obligimeve tjera të gjykatëses Gordana Sipova, transmeton Portalb.mk.

Pas pauzës së dhënë nga gjykatësja Ola Ristova, seanca e sotme nuk vazhdoi për shkak informatave se Gordana Spirovës në ndërkohë i janë lajmëruar se ka probleme urgjente familjare.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, që ka qenë anëtar i Komisionit komunal zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Këtë lëndë do ta gjykojë gjykatësja, Ola Ristova. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Prokurorja, Fatime Fetai në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se dëshmitarët e Prokurorisë Publike kanë frikë nga deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ata kanë thënë se Alimi është njeri i fortë dhe është pjesë e BDI-së që është në pushtet. Alimi ka thënë se edhe nëse e burgosin në vend të huaj do të ikë dhe do të kthehet në Maqedoni dhe do të jetë i pranishëm në procedurën që zhvillohet kundër tij.

Ismet Guri është falur nga presidenti, Gjorgje Ivanov pikërisht për këtë rast. Ejup Alimi është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button