Financial Times: E ardhmja e brishtë e Ballkanit varet nga Maqedonia

Financial Times” në analizën e saj për situatën në Maqedoni me titull “E ardhmja e brishtë e Ballkanit varet nga Maqedonia” thotë se pas 20 takimeve të të ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, duhet që të gjendet zgjidhje për kontestin me emrin, ndërkaq më pas ajo do të dërgojë porosi deri te tërë rajoni dhe do të ndihmojë që ta stabilizojë politikisht, njofton Portalb.mk.

“Bisedimet kanë për qëllim që të gjendet kompromis për emrin e Maqedonisë tanimë po afrohen drejt kulminacionit. Shefat e diplomacive të Greqisë dhe të Maqedonisë janë takuar 20 herë. Nëse arrihet marrëveshje do të dërgohet sinjal deri te shtetet e tjera ballkanike dhe komunitetet të cilët kanë konflikt – për shembull Serbia dhe Kosova, ose myslimanet, kroatët dhe serbët në Bosnje dhe Hercegovinë – se varrat më të dhimbshme historike shërohen nëse trajtohen”, shkruan gazeta.

Më tej thuhet se edhe më shumë, marrëveshja mund t’i hapë dyert e BE-së dhe NATO-s për anëtarësim të Maqedonisë, e cila është e bllokuar nga Athina. Kjo mund ta nxjerr Maqedoninë nga gjendja e pasigurisë në destabilitetin gjeostrategjik në të cilën ka rënë pas mosintegrimit të Jugosllavisë komuniste.

“Ajo do të jetë edhe kundërshtim i ndikimit të zgjeruar të Rusisë, Turqisë, Kinës, Arabisë Saudite dhe vendeve tjera ndaj Ballkanit. Do ta rrit edhe rrezikun se Maqedonia mund të bëhet rob i konfliktit të brendshëm, duke e destabilizuar rajonin”, thuhet në analizë.

Sipas tekstit, perspektivat për marrëveshje greko-maqedonase, nuk janë të sigurta. Për përdorim të brendshëm, Zaev do që të përdoret “Republika e Maqedonisë”. Kjo nuk është mjaftueshëm mirë për Greqinë, e cila në këtë jeh pretendime për rajonin verior grek Maqedonia. Athina bën trysni edhe për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, që do ta eliminonte këtë kërcënim.

“Zaev është i hapur ndaj kësaj ideje, por çfarëdo lloj ndryshimesh duhet dy herë që të ratifikohet nga ana e Kuvendit të Maqedonisë. Përveç asaj, ai dëshiron që ta përforcojë legjitimitetin e marrëveshjes me Greqinë, duke i dërguar në referendum ndryshimet eventuale të Kushtetutës. Tejkalimi i këtyre pengesave nuk do të jetë e lehtë. Kryeministri grek me orientim politik të majtë, Aleksis Cipras, sheh gjasa për fitore. Por koalicionuesit e tij grek, opozita konservatore greke dhe kisha ortodokse janë të zëshëm dhe kritikues për diplomacinë e tij. Me zgjedhjet e vitit të ardhshëm, Cipras mund të ndodhet në një atmosferë të vluar politike brenda, me çka bisedimet me Shkupin mund të bëhen për të rënda për menaxhim”, thuhet në analizën e “Financial Times”.

Në fund të tekstit thuhet se, të gjithë qeveritë e BE-së nuk duan që t’i hapin bisedimet me Maqedoninë. Në NATO nuk e shohin të gjithë si prioritet anëtarësimin e Maqedonisë. Punët më shumë do të sqarohen në Samitin e BE-së në qershor dhe në Samitin e NATO-s në korrik. Dy ngjarjet vijnë shumë shpejtë për marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë. Nëse është ashtu, BE dhe NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button