Çdo vit nevojiten nga 800 deri 1.000 IT-inxhinierë

Çdo vit në IT-sektorin janë duke u hapur qindra vende pune, si rrallë herë në ndonjë sektor tjetër në industri. Industria informatike në vend ka rritje të vazhdueshme gjatë disa viteve të kaluara prej 10 deri në 15 për qind, në periudhë kur BPV-ja rritet me 1 për qind ose 2 për qind, theksojnë ekspertët e kësaj sfere.

Drejtori i Majkrosoft Maqedoni, Ilijanço Gagovski, thekson se në vit në Maqedoni nevojiten minimum prej 800 deri në 1.000 IT-inxhinierë.

Ai më tej theksoi se në këtë sektor krijohen vende pune, industria informatike është përafërsisht e shpejtë dhe po rritet, dhe mirë është të shihet se ka një shifër serioze të të rinjve që studiojnë informatikën. Sot praktikisht nuk ka biznes që nuk përfshin komponentën informatike, dhe kjo është pjesa thelbësore e biznesit. Në Maqedoni ka rreth treqind kompani që kanë veprimtari dominuese informatike, të cilat nëse çdo vit punësojnë nga dy-tre njerëz, ajo më është nevojë për 600 njerëz. Përveç kësaj, ka sisteme të mëdha si Telekom, bankat, kompanitë e mëdha të cilat kanë qendra të tyre të kompjuterëve dhe aty punojnë të paktën po aq njerëz sa punojnë në industrinë informatike. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button