Dasmat dhe paratë e kurbetçarëve shpëtojnë ekonominë strugane

Për shumë ekonomistë dhe biznesmenë, sipërmarrja strugane, është tërësisht e varur nga tre faktorë që determinojnë qarkullim mjetesh dhe të cilat realisht i japin infuzion dhe e vënë në lëvizje këtë sektor. Edhe atë remitancat, paratë e ardhura nga emigracioni, dasmat që në të shumtën e rasteve bëhen gjatë verës po nga bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë në botën e jashtme, ndërsa faktori i tretë që ndikon në ekonomin e këtushme është turizmi.

Sipas tyre, njëri nga këto tre faktor të ndryshoj kahe në drejtim negativ, atëherë do të krijoheshin vështirësi të mëdha likuiditeti në biznesin e këtushëm, sepse shumica e sipërmarrësve llogaritë i kanë bërë duke pasur parasysh këto tre faktorë. 

Për ekonomistin Bujar Murtishi, ekonomia strugane varet tërësisht nga këto tre faktorë,  por sipas tij ajo pikun e arrin gjatë muajve korrik dhe gusht ku të tre këto faktor ekonomik, japin impaktin e tyre më të madh dhe arrijnë kulminacionin.

”Remitancat nga viti në vit zvogëlohen, sepse bashkatdhetarë tanë kapitalin e tyre kanë filluar ta investojnë në vendet ku punojnë dhe jetojnë, dhe kjo ka sjellë më pakë valutë në qarkullim. Ndërkohë, një e ardhur solide që sjellë mjete të konsiderueshme në ekonomin e këtushme janë dasmat, por edhe kjo e ardhur e garantuar nuk dihet se sa do vazhdoj për shkak se dasmat e shtrenjta në shumicë i bëjnë bashkatdhetarët tanë me punë në botën e jashtme. Ata që kanë filluar të investojnë atje ku punojnë dhe jetojnë do të vjen një kohë që edhe ceremonitë dhe gëzimet familjare do ti bëjnë në atë vend. Ndërkohë, Sektori I turizmit për Strugën, do të duhet të jetë alfa dhe omega e zhvillimit, realisht ky sektor mund ti japi një zhvillim më të madh ekonomisë së këtushme sepse perspektivën këtij qytet ja garanton ky sektor. Gjithmonë nëse dimë të punojmë në këtë dretim”, thekson Murtishi.

Ndërkohë, kjo ecuri dhe pasqyrë e biznesit strugan nga shumë njohës të saj shihet si një ekonomi që është në kufijtë e mbijetesës e cila nuk arrin të prodhoj mjete shtesë për një zhvillim më të shpejt. Ata ekonomin e Strugës e portretizojnë si një ekonomi në gjendje statike.

Zgjidhja dhe prosperiteti për ekonomin strugane sipas ekonomistëve dhe biznesmenëve shihet te turizmi si dhe zhvillimi I sektorit të shërbimeve të cilat Strugën mund ta bëjnë konkuruese dhe profitabile në aspektin e biznesit./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button