Përkujtohet në Gjenevë jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Viti i sivjetmë në të gjitha trojet shqiptare pa përjashtuar këtu edhe mërgatën tonë në të pesë kontinentet e botës ,është shpallur si Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut, njofton Albinfo.ch.

Në mënyrë që kjo ngjarje me rëndësi jetike të festohet sa më dinjitetshëm edhe në Gjenevë, veprimtari i çështjes sonë kombëtare Naim Hazir Shala, njëherësh edhe i burgosur politik i ndërgjegjes sonë nacionale, ka hartuar ditë më parë një program jashtëzakonisht tërheqës dhe përmbajtjesor.

Këtij projekti të z.Shala pa asnjë hezitim i janë bashkëngjitur Ambasada e Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht ajo e Republikës së Kosovës me seli në Bernë, si dhe Përfaqësitë tona konsullore në Gjenevë.

Po ashtu gatishmëri për të ndihmuar mbarëvajtjen e kësaj ngjarje të një rëndësi të veçantë historike kanë shprehur edhe Rrethi Shqiptar në Meyrin dhe Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës, si dhe Shoqata e Klube kulturore nga ky kanton dhe kantone të tjera të Zvicrës, frëngjishtfolëse, siç ishte rasti me Shoqëritë kulturore tashmë të perfeksionuara“Ilirët”e Lozanës,“Rapsodët” e Gjenevës, dhe Ansambli i këngëve tona burimore “Gëzuar”i cili për mërgimtarët tanë në këtë kanton është bërë pasaportë identiteti e trashëgimisë sonë kulturore.

Konferencierja e kësaj Akademie solemne zonja Arta Kryeziu Osmani, bartëse e shumë veprimtarive  kulturore dhe artistike të pranishmit e shumtë në Amfiteatrin “Ecole des Boudines”të komunës Meyrin, i ka ftuar në një minutë heshtjeje në nderim të atyre që nëpër shekuj ranë në ruajtje të identitetit tonë kulturor e kombëtar.

Një nga befasitë më të këndshme për pjesëmarrësit e kësaj ceremonie madhështore ka qenë lajmi që në mesin tonë gjenden edhe dy figura të dekoruara me çmimin”Nderi i Kombit”Aktori ynë i Madh Mirush Kabashi dhe prof.Astrit Rakip Leka, si protagonisti kryesor i vënies së Bustit të Skënderbeut”pranë brigjeve të bukura të liqenit Leman të Gjenevës,si dhe mikesha angleze e kombit tonë Patricia Nuegee, e cila me praninë e saj në këtë manifestim na ka rikujtuar të famshmen Edith Durham.

Zonja, Nuegee me përkushtim e sakrificë të paparë ka bërë koleksionimin e dhjetëra veprave dhe artefakteve të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ky thesar i çmuar i ruajtur me aq dëshirë e pasion nga koleksionuesja angleze Nuegee u ekspozua në vitrinat e librit të“ Ecole des Boudines”të cilat janë të destinuara për paraqitjen e veprave të kësaj natyre.

Me kumtesa dhe studime mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-SKËNDERBEUT,janë paraqitur:Irfan Musmurati,Naim Hazir Shala,Agim Paçarizi,Albana Krasniqi Malaj,dhe i ftuari special i kësaj Akademie prof,dr.Frashër Demaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button