Ministria e Punëve të Jashtme ka filluar procedurë për sjelljen e ambasadorit Naumovski

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme në rrjedhë është procedura për zbardhjen e rastit me sjelljen e ambasadorit të Maqedonisë në SHBA, Vasko Naumovski i cili gjatë kohës së vizitës së ministres së Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në SHBA nuk ka hyrë në kontakt me delegacionin, e as nuk është paraqitur në ndonjë takim, shkruan  Mkd.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ambasada e Maqedonisë në Uashington është informuar për vizitën e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në SHBA. Ambasadori Vasko Naumovski nuk e ka pritur e as që ka shprehur interesim për vizitën”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Për bojkotimin e takimit nga ana e Naumovskit informoi ministrja Shekerinska në një intervistë për të Telma.

“Konsideroj se është sjellje skandaloze sepse ambasadorit tonë nuk i pengon që çdo të parën ditë të muajit të merr rrogë nga qeveria. Megjithatë ju e anashkaluat vizitën e Pentagonit që ndodh çdo 6 vjet, kjo së pari flet për kalibër diplomatike, por edhe për papërgjegjësinë ndaj kryerjes së funksionit”, tha Shekerinska.

Por, kjo nuk është hera e parë që Naumovski nuk i respekton rregullat. Në janar, në rolin e nagociatorit për emrin, pas takimit me negociatorin grek Adamantios Vasilakis dhe ndërmjetësuesin Metju Nimic, ai pa konsultim dhe pa i informuar shtetisit dha deklaratë për media dhe dha vlerësim për propozimet që Nimic ua ka dorëzuar duke thënë se “janë larg zgjidhjes me dinjitet”.

Kjo deklaratë e tij është interpretuar si deklaratë partiake, e jo si diplomat dhe pas një kohe të shkurtër është larguar nga grupi negociues.

Naumovski në qeverinë e Gruevskit ka qenë zëvendëskryeministër për eurointegrime, ndërsa në nëntor të vitit 2014 është emëruar ambasador i Maqedonisë në SHBA. Mandati i tij skadon këtë vit.

Skandal: Ambasadori maqedonas Naumovski e ka bojkotuar vizitën me Shekerinskën gjatë vizitës së saj në SHBA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button