Kumanovarët e dëmtuan Ujësjellësin për 130.000 denarë

Sektori i Punëve të Brendshme ngriti kallëzim penal kundër B.T.(41) nga Kumanova, inkasant në Ujësjellësin e Kumanovës për veprat penale të bëra  për përvetësim të profitit në shërbim dhe falsifikim ose shkatërrim të evidencës kontabiliste të ujësjellësit dhe G.S.(51), person përgjegjës në të njëjtën kompani për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. 

Gjatë vitit 2009, personi B.T.  nëntë herë i ka përvetësuar paratë nga fondi me vlerë prej 129.988 denarëve të paguara nga personat fizik për lidhje të furnizimit me ujë, ndërsa evidentimin kontabilist të ujit e ka shkatërruar. 

G.S. në kundërshtim me rregulloren e punës  së Kompanisë për tetë herë me persona fizik ka lidhur kontratë për lidhje të furnizimit të ujit duke mos e nënshkruar, me këtë rast duke i pamundësuar kompanisë të ngrit paraqitje penale kundër personave për pagesën e mbulimit të borxheve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button