Angjushev në Tetovë: Pa filtra Jugohromi nuk do të hapet

“Kombinati Jugohrom nuk do të  hapet pa vendosjen e filtrave”, këtë e deklaroi gjatë ditës së sotme zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev  gjatë vizitës  në Tetovë , raporton Portalb.mk.

“Ne dhe gjatë ditës së sotme mund që ta lëshojmë Jugohromin që të punon pa filtra, por qilimi nuk është aty, pasi që shëndeti i  qytetarëve por edhe ekonomia janë me rëndësi për ne. Unë i kam zhvilluar bisedimet me pronarët  dhe në bazë të tyre  është duke u ndërtuar edhe sistemi i filtrimit, dhe në bazë të informatave që kam në Fakom është gati edhe konstruksioni i i hekur dhe shumë shpejtë do të montohet”, deklaroi  Angjushev.

Ndërsa mbi 50 përfaqësues të biznesit nga rajoni i Pollogut u takuan sot në Universitetin e Evropës Juglindore me zëvendës kryeministrin për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Gjatë këtij takimi problemet e renditura nga biznesmenët për të cilat presin zgjidhje në të ardhmen nga Qeveria, formonin një listë të gjatë, duke përfshirë këtu edhe zhvillimin e barabartë rajonal, transparencë të qeverisë, eliminimi i subjektivitetit në përkrahjen e bizneseve, lehtësira tjera të cilat do të ishin në favor të bizneseve dhe investitorëve potencial.

Zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev  duke komentuar ligjin për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme i cili gjatë javës së kaluar kaloi në qeveri dhe së shpejti pritet edhe implementimi i të njëjtit theksoi se do të jetë një ndihmesë për kompanitë e vendit të cilët ndihmojnë në rritjen e BPV.

“Këtu shteti nëpërmjet ligjit dëshiron t’ju ndihmon kompanive që të investojnë teknologji të reja, të investojnë në kuadro, të cilat do t’i udhëheq këto teknologji dhe ai kuadër të jetë më mirë i paguar. Mendoj se me ligjin i cili javën e kaluar kaloi në qeveri dhe tani përfundimisht  është e qartë se do të inplementohët  dhe me masat për fondacionet inovative, të cilat janë të dedikuara për kompanitë e vogla, të mesme dhe me të cilat sigurojmë shërbime që ekonomia e Maqedonisë të rritet më shpejt“, deklaroi Angjushev.

Zëvendës kryeministri Angjushev pas vizitave që bëri në  disa ndërmarrje në Tetovë  deklaroi se terminali doganor në Jazhincë  do të hapet për kohë të shkurtë duke marrë parasysh faktin se ai personalisht do të angazhohet në këtë drejtim dhe se rruga Shkup – Bllacë do të jetë prioritet i Qeverisë në periudhën në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button