Prokuroria ka ngritur akuzë kundër 12 personave për vdekjen e Tamarës

Prokuroria Publike e Shkupit deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar akuzë kundër 12 personave për kryerjen e veprës penale “kryerje të detyrës zyrtare në mënyrë të papërgjegjshme” nga neni 353 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

Të akuzuar janë anëtarët e Komisionit të Shkallës së Parë dhe të Dytë të Mjekëve, drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), por edhe udhëheqësi i Bordit Drejtues të FSSH-së.

“Si rezultat i kryerjes së veprimeve të shumta hetuese në një procedurë parapenale themelore dhe gjithëpërfshirëse, është konstatuar se tanimë të akuzuarit pesë anëtarë të Komisionit të Shkallës së Parë të Mjekëve për vendosjen në lidhje me të drejtën për mjekim jashtë vendit, në kornizë të FSSH-së e kanë miratuar negativisht mendimin për mjekimin e Tamara Dimovskës. Mendimi se nuk janë shtrydhur të gjitha mundësitë për mjekim të pacientit në Republikën e Maqedonisë ata e kanë miratuar pas skadimit të afatit të paraparë me ligj dhe kundër mendimit të konsultetit profesional të TOARIL. Pastaj e kanë marrë parasysh deklaratën e ish ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë, i cili ka paralajmëruar se pacientët me deformim të kurrizit në të ardhmen nuk do të mjekohen jashtë vendit, pasi që operacionin do të kryhen në Qendrën Spinale të Klinikës për Sëmundje Ortopedike në Shkup. Duke vepruar ndaj këtij mendimi dy prej të akuzuarve në cilësinë e drejtorëve të Fondit për Sigurim Shëndetësor kanë miratuar vendim me të cilën kërkesa për mjekim jashtë vendit është refuzuar si e pabazë. I njëjti vendim është miratuar edhe nga, tani të akuzuarit, anëtarë të Komisionit të Shkallës së Dytë të Mjekëve, ndërkaq përfundimisht ka nënshkruar personi i akuzuar në cilësinë e kryetarit të Bordit Drejtues të FSSH-së, ndërkaq më pas nuk a mbajtur seancë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokuroria informon se ka vepruar për lëndën i cili është formuar me të dëgjuar, ndaj së cilës më vonë i është bashkëngjitur edhe padia penale e dorëzuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësuesi ligjor i fëmijës së dëmtuar, tanimë të ndjerë, Tamara Dimovska nga Velesi.

Ndryshe, vogëlushja nëntë vjeçare Tamara Dimovska e cila vuante nga skolioza vdiq me 9 shkurt 2015, pasi disa herë mori përgjigje negative për kurim jashtë shtetit.

Karton i kuq për ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov! Kërkohet dorëheqje! (VIDEO-FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button